Qeveria shqiptare krah Tetovës pas përmbytjes, akordon 50 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2015, 14:56
Qeveria shqiptare akordon një fond prej 50 mijë euro në ndihmë të banorëve të Tetovës të cilët u dëmtuan rëndë nga përmbytjet e shkaktuara më 3 gusht 2015.Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një postimi në facebook."Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente" shkruhet në profilin e facebook të Bushatit.Vërshimi i ujrave nga malet dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan 5 të vdekur dhe shumë dëme materiale./Oranews.tv/