Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”?

Shqipëria, vendi ku zgjedhjet shihen si “punë burrash”? Po, një traditë që ruhet, megjithëse retushimet dhe evoluimin 100 vjeçar të sistemit politik dhe zgjedhor.Sipas Kushtetutës zgjedhjet janë përfaqësuese dhe e drejtë kushtetuese për çdo qytetar mbi 18 vjeç. Popullsia në Shqipëri ka ndarje thuajse të balancuar midis gjinive (meshkuj-femra), ndaj edhe zgjedhjet do duhet të ishin të balancuara në votimin gjinor! Në hartën elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit gjenden zona të disbalancimit të dukshëm: zona ku votueset femra (gra dhe vajza) janë shumicë, ose anasjelltas, ku ato janë pakicë. Natyrisht, kjo ndodh në çdo zgjedhje dhe në çdo vend, ndaj nuk përbën lajm. Lajm përbëjnë detajet, - përcaktimi i zonave me disbalancë të madhe ku vendimmarrja politike është në shumicë të dukshëm “çështje meshkujsh”.Tabela bashkëngjitur tregon se kjo ka ndodhur në disa bashki, ku në krye të listës “mashkullore” janë Malësi e Madhe, Selenicë, Maliq, Përmet, Himarë, Prrenjas, Kamëz, Vorë, Mirditë, Fier, Gjirokastër, Gramsh, Rrogozhinë, Finiq, Shijak, Lushnje, etj. Në disa prej këtyre bashkive (Gjirokastër, Përrenjas, Gramsh) kontrasti është më i thellë kur mendon se në garë për kryetar bashkie kishte gra/vajza dhe ato rezultuan fituese. Ka bashki (Has, Klos apo Bulqizë) ku janë regjistruar më shumë votuese femra sesa meshkuj.Interesant është edhe krahasimi tjetër: zakonisht, sipas studimeve politike dhe zgjedhore, femrat janë të pritura drejt politikave sociale, pra drejt platformave politike sociale që janë tipike për të majtën socialdemokrate dhe socialiste. Referuar rastit shqiptar kjo tezë klasike për vendet me ndërgjegje e kulturë politike, bie poshtë. Në njërën nga dy bashkitë me numrin më të lartë të femrave votuese ka fituar kandidati i djathtë, madje aty (Klos) megjithëse shumica votuese ishin femra, ka humbur kandidatja femër në garën për kryetare bashkie.Në bashkinë me përqindjen më të lartë të votuesve meshkuj (Malësi e Madhe) ka fituar e majta, siç e majta ka fituar në 12 nga 15 bashkitë me disbalancën më të madhe gjinore, pra ku votuesit meshkujt kanë qenë përcaktues në raportet 2 -1 ndaj votës femërore. Interesant është edhe fakti se përqindjet e pjesëmarrjes gjinore nuk i përgjigjen përqindjes së femrave në këshillin e ri bashkiak, përkundrazi. Në bashkitë me diferencën më të ngushtë të votës gjinore ose të dominuara nga votuese femra, numri i femrave fituese në këshill është minimal, dukshëm në distancë të thellë me zona të tjera ku balancimi është kryer ose është përafruar.Në Tiranë është interesante ndarja gjinore e vendimmarrjes sipas njësive të vogla lokale (ish minibashkitë dhe ish komunat). Brenda në qytet vetëm njësia bashkiake 3 dhe 7 kanë më shumë votuese femra sesa meshkuj, njësia 11 ka votë të balancuar, kurse distancën më të madhe e gjejmë tek njësia 10 me rreth 14% më shumë votues meshkuj sesa femra! Në ish komunat, të gjitha njësitë kanë diferencë mbi 10% midis votuesve meshkuj e femra, ku diferenca më e ulët gjendet në Kashar e Ndroq (10-12%) dhe më e larta në Baldushk, Shëngjergj e Petrelë (22-24%). Nëse krahasojmë rezultatin e votave gjinore me listën e administratorëve të emëruar në Tiranë duket se ka një përputhje negative: të gjitha ish komunat do të administrohen nga meshkuj!Të dhënat janë teknike dhe vlejnë për të interesuarit në analiza e raportim politik. Janë pjesë e kërkimeve të ISP (www.isp.com.al) në bashkëpunim me UNWomen Albania.11855725_10207407748569836_3378561743371270918_n 11831693_10207407748929845_1110269875211931137_n