Bashkia ultimatum për të liruar hapësirat publike brenda javës, ose konfiskim

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës ka zgjedhur sërish transportin publik për të shkuar në një tjetër destinacion të kryeqytetit. Këtë herë ishte linja e quajtur "Kristal" ajo që i la Z. Veliaj shijen e një udhëtimi në Afrikë. Kryebashkiaku njoftoi edhe aksionin e rradhës për lirimin e hapësirave publike nga tregtarët. Tirane- Ndërsa po shkonte në njësinë nr 5 për të prezantuar administratoren e re, Kreu i ri i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj përshkoi rrugën me linjën urbane të njohur nga qytetarët e e Tiranës si linja e Kristalit. Dhe përshtypjet e këtij udhëtimi ishin këto:"Në letër linja Qendër- Kristal është 10 minuta ne pamë se ishte 20. Linja ishte e denjë për periferitë e Afrikës".Kryetari i bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar një aksion javën e ardhshme për lirimin e hapësirave publike nga tregtarët."Të gjithë lokalet në Bllok. Ata që shesin duke zënë trotuaret nga Komuna e Parisit apo çdo cep tjetër kanë një javë kohë të zbrapsen aty ku i kërkon ligji.Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gje do të sekuestrohet.Nuk do ketë asnjë tolerancë. E gjetëm në shesh konfiskohet menjëherë"Inspektimi i fundit ishte në çerdhen nr 42. Kryetari Veliaj tha se gjendja e e rënde dhe buxheti i ulët i bashkisë nuk lënë shumë hapësira për përmiresime por shtoi se do bëjë të pamundurën për kushte më të mira për qytetarët e vegjël të Tiranës në shtator.“Të gjithë ata që kanë okupuar hapësirat publike kanë një javë afat për tí liruar këto hapësira. Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gje do të sekuestrohet”, deklaroi Veliaj. Ai njoftoi se Policia Bashkiake dhe INUV do të jenë në terren duke filluar nga njësia 5 për të nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike.Duke folur për problematikat e kësaj njësie, kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se hapësira ku shiten makina të përdorura përreth stadiumit Dinamo do të lirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve. Veliaj kërkoi nga drejtuesja e Njësisë Bashkiake nr. 5 që të bëhet një inventar i hapësirave publike të zaptuara. Edhe në këtë takim, kryebashkiaku u drejtoi apelin qytetarëve që të japin ndiohmën e tyre në aksionin e pastrimit të Tiranës në një ditë më 4 shtator./Oranews.tv/