Akademia serbe i bashkohet propagandës politike kundër Kosovës në UNESCO
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë po përdor te gjitha menyrat që të bindë shtetet anëtare të UNESCO-s (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë), të mos votojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.Akademia Serbe ka bërë të ditur që në ditët në vazhdim do të shkruajë një letër për akademitë në mbarë botën lidhur me kërkesën që Kosova beri muajin e kaluar për t’u pranuar në UNESCO.“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë në letër do të dëshmojë për rrezikun e ndryshimit civilizues dhe të çdo konteksti tjetër të trashëgimisë kulturore serbe”, ka thene per gazetën “Politika” kryetari i AShAS-së Vladimir Kostiç.Sipas tij, në disa vende akademitë janë të përfshira në strukturat e pushtetit dhe të mekanizmave vendimmarrës dhe për këtë arsye Akademia serbe do t’i njoftojë ato per qendrimet qe ka. Kostiç ka thënë se AShAS-ja gjithë dokumentacionin, sidomos atë të Këshillit për Kosovën, do të lërë në shfrytëzim të shtetit në përpjekjet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.