Humb jetën në aksident specialisti i Krimeve të Rënda në Gjirokastër

Një specialist i sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Gjirokastër është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e 5 gushtit në aksin rrugor Gjirokastër-Subash.(Foto ilustruese)Ka qënë ora 23:30 kur mjeti tip "Renault",me targë SR 6841 B që drejtohej nga Rrapo Xhavara, 41 vjeç ka dalë nga rruga në afërsi të ish repartit ushtarak Grehot duke shkaktuar vdekjen e specialistitNdërkohë më herët në një tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë humbi jetën 75 vjecari Theodhori Bezhani, themeluesi i OMONIA-s, njëkohësisht kryetari i parë i kësaj organizate.Aksidenti ndodhi në afërsi të Zervatit, teksa mjeti tip Jip me targa GJ 6515A ku ndodhej i moshuari si pasojë e humbjes së kontrollit doli nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore. Nga aksidenti u plagosën dhe 3 persona.[caption id="attachment_557711" align="alignnone" width="640"]oficeri aksident2 Makina e aksidentuar e Rrapo Xhavaras[/caption][caption id="attachment_557710" align="alignnone" width="637"]oficeri aksident3 Makina e aksidentuar e Rrapo Xhavaras[/caption][caption id="attachment_557712" align="alignnone" width="639"]oficeri aksident1 Makina e aksidentuar e Rrapo Xhavaras[/caption] /Oranews.tv/