Humb jetën në aksident Theodhori Bezhani, themeluesi i OMONIA-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2015, 17:24
Një aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë i ka kushtuar jetën 75 vjecarit Theodhori Bezhani, themeluesit e OMONIA-s, njëkohësisht kryetari i parë i kësaj organizate.Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Zervatit, teksa mjeti tip Jip me targa GJ 6515A ku ndodhej i moshuari si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.I moshuari ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital.Nga aksidenti u plagosën dhe 3 persona, që udhëtonin në të njëjtin mjet me Theodhori Bezhanin.
/Oranews.tv/