Dyshime për lidhje me IS, arrestohen 9 persona, mes tyre 1 imam

Policia e Maqedonisë ka përmbyllur të enjten një aksion të gjerë policor në qytetet shqiptare Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilit ka arrestuar 9 persona, ndërkohë që 27 të tjerë  janë shpallur në kërkim për lidhje me militantët e ISIS dhe pjesëmarrje në operacione ushtarake.Në vazhdën e operacionit të koduar "Celula", janë kryer dhjetëra bastisje, 21 prej të cilave në shtëpi në Shkup, katër në Gostivar dhe nga një në Tetovë Kumanovë dhe Strugë, ndërkohë që bëhet me dije se operacioni është planifikuar që në vitin 2014, kohë dhe kur kanë filluar përgjimet e të dyshuarve."Aksioni masiv policor i Ministrisë së brendshme ka pasur si qëllim arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në vende të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në këto luftime", ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.Mediat në Maqedoni shprehen se në mesin e të arrestuarve është një imam nga Shkupi, Rexhep Memishi, i cili cilësohet se është dhe figura qendrore në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit policor.Memishi është përmendur më herët si lider i një grupi besimtarësh të cilët nuk pranojnë autoritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Ai ka shërbyer si imam në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe gjithashtu vlerësohet se ka pasur ndikim të madh tek xhemati në xhaminë Jahja Pasha të Shkupit, xhami për të cilat është thënë se janë jashtë kontrollit të BFI-së.Sipas informatave të Ministriasë së Brendshme të Maqedonisë, 20 prej personave që janë shpallur në kërkim besohet se janë aktualisht në Siri ose Irak duke luftuar në krah të militantëve.Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Cavkov, gjatë një konference për shtyp nën Shkup, tha se gjatë bastisjeve janë konfiskuar 38 kompjutera, 18 laptopë, 18 tablete, 119 telefona, gjashtë hard disk si dhe materiale të ngjashme. Ndërkohë janë konfiskuar edhe rreth 3 mijë euro dhe 900 dollarë që u përkisnin të arrestuarve.Autoritetet e Maqedonisë ndërkohë kanë depozituar padi penale në Prokurori kundër 36 personave, të gjithë të moshës nga 19 deri 49 vjeç. Akuzat kanë të bëjnë me pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore në vende të huaja pa autorizimin e shtetit të Maqedonisë./Oranews.tv/