Egjipt, ISIS kërcënon të ekzekutojë pengun kroat

Dega në Egjipt e militantëve të Shtetit Islamik kërcënon se do të ekzekutojë një shtetas kroat të rrëmbyer prej militantëve islamikë.Ekstremistët i kanë dhënë një ultimatum prej 48 orësh autoriteteve egjiptiane për të liruar të gjitha gratë e burgosura myslimane, në të kundërt pengu do të ekzekutohet.Video e kërcënimit është postuart online nga i ashtuquajturi Grup i Provincës Sinai. Pengu e identifikon veten si Tomisllav Sallopek dhe është shtetasi i parë i huaj që rrëmbehet dhe kërcënohet me vdekje nga militantët në Egjipt, që kur ka ka shpërthyer kryengritja islamiste dy vjet më parë.Mësohet se shtetasi kroat, është rrëmbyer më 22 korrik ndërsa udhëtonte në Gadishullin Sinai dhe punonte në një firmë energjetike franceze në Kajro.pengu kroat /Oranews.tv/