Skënderbeu hyn në histori. Kampionët e Shqipërisë kalojnë në “play-off”-n e Ch.leagues

Skënderbeu shkruan historinë.Kampionët e Shqipërisë kalojnë në fazën e "play-off"-it në Ligën e Kampionëve duke qënë klubi i parë shqiptar që ngjitet kaq lartë në një kompeticion europian.Skuadra e Mirel Josës nën vëzhgimin e 8200 spektatorve prezent në "Elbasan Arena" replikoi fitoren e arritur në Moldavi duke e mposhtur sërish Milsamin me shifrat 2-0.Hamdi Salihi ishte edhe një herë vendimtar kur në minutën e 16 shfytëzoi një gabim të portierit Mitu për ta dërguar topin në rrjetë, ndërsa goli që i dha fund cdo dileme dhe siguroi biletën historike për korcarët u realizua nga Gerard Progni në pjesën e dytë.Një triumf madhështor që jo vetëm i dërgon kampionët tanë në fazën tjetër, por në rastin më të keq i dhuron një vend në grupet e Europa Leagues.Tashmë Skënderbeu është kthyer me të drejtë në një motiv krenarie për futbollin shqiptar.11813256_895828697121519_5918407740195873762_n skenderbeu Milsami 2-0