Shkurtimet në buxhet, qeveria i heq administratës shpërblimin vjetor
Drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, ka sqaruar në një intervistë për Ora News, arsyet që çuan qeverinë në rishikimin e buxhetit dhe cilat janë zërat që do preken nga shkurtimi.Dhëmbi sqaroi dhe raportet e qeverisë me FMN.Dhëmbi: “Arsyeja kryesore është akomodimi i i mosrealizimit të të ardhurave dhe rivlerësimi i të ardhurave që është bërë deri në fund të 2015. Gjithashtu është dhe akomodimi i të gjithë nevojave të buxhetit lokal pas implementimit të reformës së re administrative-territoriale. Gjëja më e rëndësishme e këtij buxheti ëhstë që është ruajtur defiçiti buxhetor i miratuar në fillim të vitit, edhe në marrëveshje me FMN. Kemi shkurtuar kursimet reale që janë në pjesën e shpenzimeve. Ose kemi evidentuar ato shpenzime të cilat deri në fund të vitit janë të pamundura për tu realizuar si në pjesën korente ashtu edhe në pjesën për investime”.