Kryeministri malajzian konfirmon:Mbetjet e avionit në Francë janë të fluturimit MH370

Pjesa e krahut të avionit e gjetur në ishullin Reunion i përket avionit të humbur të fluturimit MH370,konfirmoi kryeministri malajzian Najib Razak.Z.Najib i tha ekspertëve nacionalë se nga ekzaminimi i mbetjeve të avionit në Francë është konifirmuar plotësisht se i përkasin fluturimit MH370.Avioni i Malasya Airlines me 238 pasagjerë ndërroi drejtim gjatë fluturimit nga Kuala Lumpur për në Pekin marsin e vitit të kaluar.Mbetjet e avionit u ekzaminuan në një qëndër testimi aeronautike afër qytetit Toulouse.në Francë.Ato u zbuluan në largësi të ishullit francez Reunion në oqeanin Indian një javë më parë.Në një deklaratë z,Najjib tha se “shqetësimet dhe pasiguritë e përjetuara nga familjet” 515 ditë që kur avioni u zhduk nuk kane fjalë .“Tanimë ne kemi prova fizike që fluturimi MH370 përfundoi tragjikisht në Oqeanin Indian”- shtoi aiProkurori francez Serge Mackowiak konfirmoi më vonë se krahu i avionit i njohur si flaperon ishte i modelit Boeing 777që përkonte me atë të avionit të linjës ajrore Malsyan. Ai pohoi se që nga rezultatet fillestare ishte e dukshme që copëza flaperon ishte nga fluturimi MH370.Mackowiak tha se konfirmimi do të bëhert plotësisht pas disa testimesh të tjera të cilat do të fillojnë të enjten.