Kaos para Ambasadës kroate në Serbi, Sheshel djeg flamurin kroat/ FOTO/ VIDEO

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshel ka djegur flamujt kroatë të mërkurën , teksa vendi mbajti një ditë zie me rastin e 20-vjetorit të "Operacionit Stuhia".Kroacia e ka festuar këtë ditë me parada ushtarake, si përfudnimin e luftës së saj për pavarësi, kurse Serbia mbajti zi për atë që e konsideron spastrimi më i madh etnik që nga Lufta e Dytë Botërore".Ultra-nacionalisti serb Vojisllav Sheshelj, i cili u lirua për arsye humanitare nga  gjykata e krimeve të luftës e Kombeve të Bashkuara, u bashkua me rreth 200 mbështetës të tij  para Ambasadës kroate në Beograd , ku edhe dogjën dy flamuj përballë forcave të policisë që po monitoronin situatën." Kroatët dëbuan të gjithë popullsinë serbe dhe ata që nuk pranuan të largohen, u vranë. Më shumë se 220 mijë serbë u  dëbuan dhe mijera të tjerë u ekzekutuan, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq”, deklaroi Sheshel, i cili akuzohet nga Haga për nxitje të vrajses dhe persekutimit etnik gjatë luftërave në Bosnje dhe Kroaci, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.Mëngjesin e  4 gushtit  1995, ushtria kroate nisi ofensivën e saj me  artileri të rëndë për të mbrojtur territorin e pushtuar për katër vjet nga rebelët serbë.Sulmet nisën në qytetet kryesore serbe, të mbrojtura nga UNMIK në rajonin e Krajinës së Kninit, një terren malor që shtrihet nga jugu i Zagrebit pothuajse deri në Adriatik.Mbi 200 mijë serbë të krahinës u larguan në Bosnjë dhe Serbi, por më vonë vetëm një pjesë e tyre u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre .PROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEVOJISLAV SESELJPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEPROSTEST SRS-A ISPRED HRVATSKE AMBASADEVOJISLAV SESELJVOJISLAV SESELJ