Hapësirë e re për qytetarët, Veliaj shpall projektin për parkun e Vaqarrit

Brenda 4 vitesh, Bashkia e Tiranes do te investoje ne ngritjen e 5 parqeve te medha. Ka qene ky premtimi qe kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj dha per banoret e njesise bashkiake 6 dhe 7 ne Vaqarr gjate shpalljes se vendimit per parkun e dyte me te madh ne vend, pas atij te Liqenit Artificial.Nje park i dyte me i madh se ai i Liqenit Artificial te Tiranes , pritet te marrë jete fale investimit te Bashkise Tirane ne Vaqarr.I shoqeruar edhe nga kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Aldrin Dalimi, kryetari i ri i Bashkise Tirane, Erion Veliaj startoi punen për parkun e ri.Erion Veliaj: "Sot e shpallim park të Bashkisë së Tiranës këtë hapësirë të gjelbër, të cilën po e marrim në ruajtje për ta zhvilluar në një park ku ekzistojnë 97 ha me pisha dhe një rezervuar", u shpreh Veliaj. Më tej, ai sqaroi se ky park do të jetë i dyti pas atij të Liqenit Artificial të Tiranës, për t'i dhënë qytetit një hapësirë tjetër të gjelbër, veçanërisht banorëve të njësive 6 dhe 7, duke theksuar se njerëzit kërkojnë më shumë parqe se sa beton".Sipas tij, hapësira e ketij parku te ri prej 97 hektare, korrespondon me numrin prej rreth 97 mije banorëve qe kane nevoje per keto hapësira te gjelberta.Erion Veliaj: "Më vjen mirë që ky park i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë në dispozicion për një kohë të shkurtër. Do jetë detyrë e njësisë administrative që të ndjekë procesin e projektimit, financimit, investimit, që shumë shpejt t'i Tiranës një park për të cilin njerëzit kanë shumë nevojë".Veliaj ftoi banoret e kesaj njesie ne aksionin e 4 shtatorit per pastrimin e Tiranes.