"Djegin banesën e ikin me 500 000 lekë", Historia e mistershme e dy motrave të zhdukura prej 1 muaji
Dy motra adoleshente, Orialda, 18 vjeçe dhe motra e saj 14 vjeç prej gati një muaji rezultojnë të zhdukura.Shumë mistere fshihen pas ikjes së dy vajzave nga Durrësi të cilat policia i ka vënë në kërkim për akuzën e djegies së banesës së tyre dhe vjedhjes së afro 500 mijë lekëve të reja.Historia e dy motrave që u larguan pa lënë gjurmë nis me 15 korrik 2015 dhe u zbulua sot më 5 gusht 2015.Si në një film apo roman thriller, ngjarja nis me helmimin e tre pjesëtarëve më të mëdhenj të familjes - babait, Hiqmet Kajtazi, 49 vjeç, mamasë Anila 39 vjeç, dhe Alketës motrës 20 vjeç- vijon me djegien e banesës, dhe zhdukjen e vajzave së bashku me shumën prej 500 mijë lekëve, telefonave e pasaportave.Policia i qëndron versionit se vajzat janë larguar me dëshirë nga banesa. Kjo pasi dy motrat kishin helmuar dhe një herë tjetër familjarët e tyre dhe e kishin pranuar.Por po hetohet dhe pista e një rrëmbimi të mundshëm me anë të mashtrimit nga persona të tjerë.Babai i vajzave: Policia s’po e merr seriozisht, thonë prit tu mbarohen lekët e do vinëBurri, gruaja dhe vajza e madhe helmohenShtrohen në spital në Tiranë 15 korrik 2015, ora 14: 30 Hiqmet Kajtazi, bashkëshortja Anila dhe vajza e tyre e madhe helmohen nga ushqimi që kishin konsumuar në drekë. I njëjti ushqim u konsumua dhe nga dy vajzat e vogla, Orinda dhe motra e saj k. por këto të dyja nuk kanë patur shqetësime. Ngjarja shënohet në lagjen nr.15 Durrës dhe policia deklaron se po atë ditë të tre transportohen në Spitalin Rajonal Tiranë dhe se ishin jashtë rrëzikut për jetën”.Një ditë më pas, digjet shtëpia 16 korrik 2015, Po ora 14: 30 . Policia mëson se është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi, në lagjen nr 15, Durrës. Si për koinçidencë ngjarja raportohet të ketë ndodhur pikërisht në 14: 30 por të nesërmen e ditës së helmimit. Kur Hiqmeti sëbashku me bashkëshorten dhe vajzën e madhe ishin në spital për mjekim . Zjarri djeg vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk kishte pasur njerëz në momentin e rënies së flakëve.Familja kthehet në shtëpi, e gjen të djegur dhe dy vajzat e ikura Po atë ditë, 16 korrik 2015, 49 vjeçari së bashku me bashkëshorten e vajzën e tyre të madhe gjejnë shtëpinë e djegur ndërsa dy vajzat e vogla ishin larguar.Babai denoncon në polici Hiqmeti shkon në Komisariatit të Policisë Durrës dhe rrëfen çka di: "Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa.Vajzat zhduken. Kane me vete gati 500 mijë lekë Hiqmeti rrëfen se dy vajzat janë larguar dhe kanë marrë me vete: •400 000 lekë të reja dhe 800 €; 4 telefona celularë; pashaportat dhe kartat e identitetit të Alketës, motrës së madhe dhe Orialdës dhe sendet personale. I njëjti version mbështetet dhe nëna e dy vajzave. Vajzat dogjën vetë shtëpinë Grupi hetimor mendon se vajzat i kanë vënë vetë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar. Po më 16 korrik është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me zjarr"dhe"Vjedhja"në bashkëpunim.Hetimi: Vajzat jane larguar me dëshirë, por hetohet dhe pista e rrëmbimit Policia i qëndron versionit se vajzat janë larguar me dëshirë nga banesa. Kjo pasi dy motrat kishin helmuar dhe një herë tjetër familjarët e tyre dhe e kishin pranuar. Por po hetohet dhe pista e një rrëmbimi të mundshmë me anë të mashtrimit nga persona të tjerë. Prej 16 korrikut policia vijon kërkimet por ende nuk ka asnjë gjurmë nga dy vajzat e moshës 18 dhe 14 vjeçare[caption id="attachment_557592" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e familjes Kajtazi[/caption][caption id="attachment_557595" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Hiqmet Kajtazi, babai i vajzave te zhdukura[/caption][caption id="attachment_557625" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Orialda Kajtazi, nje nga motrat e zhdukura me te emen[/caption]Njoftimi i plote i policise se Durresit Sqarim mbi një njoftim të dhënë për mundësinë e rrëmbimit të dy vajzave të mitura në Durrës. Më datë 15.07.2015, rreth orës 14.30,në lagjen nr.15 Durrës janë helmuar nga ushqimi shtetasit e mëposhtëm,pjesëtarë të një familje: •Hiqmet Kajtazi 49 vjec; •Anila Kajtazi,39 vjece dhe •Alketa Kajtazi,20 vjece. Për pasojë,shtetasit e mësipërm u transportuan në Spitalin Rajonal Tiranë jashtë rrëzikut për jetën. Salla Operative Durrës njoftohet se më datë 16.07.2015 rreth orës 02:30 në lagjen nr.15 Durrës është djegur shtëpia e shtetasit Hiqmet Kajtazi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe zjarrëfikësja,të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.Nga ana e policisë nisi hetimi për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Për pasojë janë djegur vetëm orenditë shtëpiake pasi në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit. Më datë 16.07.2015 në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur shtetasi Hiqmet Kajtazi,i cili në deklaratën e tij shpjegon se: Pasi kanë ngrënë drekë ,më datë 15.07.2015 ai së bashku me bashkëshorten e tij,Anila dhe vajzën Alketa,nuk janë ndier mirë,ndërsa dy vajzat e tjera,Orialda 18 vjeçe dhe vajza e vogël me iniciale K.K.14 vjeçe nuk kanë patur shqetësime. Menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas në Tiranë për një mjekim më të spëcializuar.Kur janë kthyer nga spitali kanë evidentuar që i është djegur banesa dhe dhe dy vajzat e vogla janë larguar nga banesa. Ato kanë marrë me vete: •400 000 lekë të reja dhe 800 €; •4 telefona celularë; •pashaportat dhe kartat e identitetit të Alketës dhe Orialdës dhe •sendet personale. Të njëjtat shpjegime ka dhënë edhe bashkëshortja në deklarimin e saj. Nga hetimet që ka kryer grupi hetimor rezulton se vajzat i kanë vënë zjarrin banesës dhe më pas janë larguar. Më datë 16.07.2015 është bërë edhe shpallja në kërkim e dy vajzave për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar nga nenet 151,134 dhe 25 të Kodit Penal. Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Durës po punohet për gjetjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Oranews.tv/