Ndalimi i ndërtimeve, urbanistët shohin me skepticizëm vendimin e Bashkisë

Vendimi i kryebashkiakut te Tiranes ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve për të ndaluar për 1 vit ndërtimet në Tiranë, shihet me mëdyshje nga urbanisti Flamur Kuçi, i cili në një intervistë për Ora News thotë se kjo vendimarrje i takon Këshillit Bashkiak. Ai ngre shqetësim edhe për ndryshimin e vazhdushëm të planit zhvillimor të Tiranës, sa here qe nderrohen Kryetaret, duke thene se kjo nuk u sherben qytetareve, por interesave personale.Urbanisti, Flamur Kuçi, e sheh me skepticizëm vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës për të pezulluar për një vit ndërtimet pa leje. Autoriteti që duhet të kishte ngrirë ndërtimet sipas tij duhet të ishte Këshilli Bashkiak.Kuçi: “Nuk paragjykoj këtë vendimarrje, por historia ka treguar që bllokimi i proçesit ndërtimor i ka shërbyer lançimit të një, dy apo tre projekteve në vend që ti shërbejë interesit publik”.Plani zhvillimor i Tiranës ka ndryshuar aq herë që ka ndryshuar dhe kryetar bashkie. Por çdo të thotë kjo për vizionin e një kryeqyteti, që tashmë ka zgjeruar ndjeshëm territorin?Kuçi: “Gjithë këto vite urbanistika ka rezultar të mos i shërbejë interesit publik për hapësira publike, për infrastrukturë, për një rritje të cilësisë së jetesës në qytetet tona dhe sidomos në Tiranë. Ka shërbyer më shumë si alibi, i ka shërbyer disa projekteve specifike që kanë qenë në dëm të nteresit publik, në vend që ti shërbejë iteresit publik dhe të fitojë besimin e tij”.Kuçi sqaron edhe ndërhyrjet imediate për të cilat vuan kryeqyteti.Kuçi: “Tirana nuk e ka problemin tek të ndërtuarit shmë apo pak, e ka tek të ndërtuarit keq. Zgjedhja për tu shtrirë mbart me vete kostot përkatëse. Aftësinë e shtetit për të shtrirë infrastrukturën, për të pajisur me infrastrukturë, për të parapërgatitur terrenin e urbanizimit në mënyrë që të ndodhë dhe ndërtimi”.