Gjukanoviç u heq një javë pushime Ministrave
Mediat rajonale raportojnë se kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka shkurtuar kohën e pushimeve verore të qeveritarëve nga tre-javë në dy javë, duke përmendur se ka detyra të rëndësishme të cilat duhet të adresohen."Duke pasur parasysh aktivitetet e shumta në kuadër të dialogut të intensifikuar për të marrë ftesën e shumëpritur për anëtarësim në NATO, detyrimet që duhet të përmbushim për hapjen e negociatave me BE dhe fillimin e zbatimit të projekteve madhore të zhvillimit, qeveria ka vendosur që në gusht të gjitha ministritë duhet të punojnë me orar të plotë, "tha Zyra e qeverisë për Marrëdhënie me Publikun.Mbledhja e ardhshme e Qeverisë pritet të mbahet në 20 gusht, por të gjitha Ministritë do të fillojnë punë në 17 gusht.Gjukanoviç ka njoftuar se ai do të shtojë disiplinën në kabinetin e tij. Javën e kaluar, raportet e medias e cituan atë të ketë thënë se ata që nuk janë të gatshëm të punojnë nuk duhet të kthehen në zyrat e tyre pas pushimeve.Kjo nuk është hera e parë që Gjukanoviç sulmon punonjësit e sektorit publik.Në prill, Gjukanoviç fajësoi punonjësit e administrates për ngadalësim të rritjes ekonomike dhe projekteve të papërfunduara, duke thënë se nuk do ti tolerojë më nëpunësit përtacë.Ai tha se përveç ndikimit të krizës evropiane dhe recesionit mbarë kontinental, vetë administrata e vendit të tij ishte fajtore për rritjen e ngadaltë dhe vonesat në implementimin e projekteve prioritare."Është e papranueshme të tolerojë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e profesionalizmit në administratën publike në nivel shtetëror apo lokal," tha ai.