Përmbytet anija me 600 emigrantë në bord, 400 shpëtohen, 25 gjenden të pajetë
Një anije me rreth 600 emigrantë në bord është përmbysur në afërsi të brigjeve libiane.Ngarja ndodhi në momentin kur refugjatët në bord kanë parë të afrohen ekipet e shpëtimit dhe kanë nisur të reagojnë, gjë e cila ka prishur ekuilibrin e anijes së mbushur me njerëz përtej kapacitetit.Deri tani janë gjetur 25 trupa të pajetë, teksa autoritetet i tremben një numri shumë më të lartë. Ndërkohë është bërë i mundur shpëtimi i 400 personave në tragjedinë që ndodhi 22 milje larg Libisë.Drejtuesit e peshkarexhës që po transportonin emigranët kishin dhënë alarmin për ndihmë tek roja bregdetare e Romës dhe Katanias.Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë dy ekipe shpëtimi nga Italia dhe një anije nga marina ushtarake irlandeze.Kjo e fundit arriti e para në zonë, por kur i kishte mbetur edhe një milje për të arritur, barka me emigrantë u fundos.Kriza e emigrantëve në Mesdhe sa vjen dhe përkeqësohet çdo ditë, ku sipas raportit të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara vetëm gjatë këtij viti mbi 2 mijë persona kanë humbur në tentativë për të arritur në portat e Perëndimit.