Kthimi i emigrantëve, shtohen mjetet dhe gjobat, 200 më shumë se korriku

Rritja e konsiderueshme e numrit të automjeteve që qarkullojnë këtë periudhë në Berat pas kthimit të emigrantëve në atdhe për pushime ka shtuar fluksin dhe për pasojë dhe numrin e masave administrative. Në korrik sipas shefit të qarkullimit rrugor të Beratit janë vënë 1264 masa administrative, ndërsa vetëm ditët e para të gushtit 200 më shumë se muaji paraardhës.Shtimi i mjeteve që qarkullojnë në qytetin e Beratit, është shoqëruar dhe me rritjen e numrit të masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku vetëm në ditët e para të gushtit janë vënë 200 gjoba më shumë se i gjithë muaji korrik.Sipas specialistëve të qarkullimit rrugor, shkeljet vijnë dhe për shkak se ka vetëm një rrugë hyrëse dhe dalëse në Berat, plus punimet që kryehen paralelisht në këtë aks.Vetëm gjatë muajit të kaluar janë vendosur 1264 masa administrative për shkelje si qarkullim nën efektin e alkoOlit, qarkullim pa dokumentacionet përkatëse, etj.200 masat e marra më shumë se një muaj më parë si dhe përforcimet e shërbimeve në trafik, parashikohet që të ndikojnë pozitivisht në ditët në vijim të këtij sezoni të ngjeshur turistik.Efektivët e rrugores kanë kaluar në shërbim të përforcuar për të minimizuar rastet e aksidenteve si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.