Vidhnin për të bërë jetë luksoze, shkatërrohet banda italo- shqiptare

Operacioni i policisë italiane të qytetit të Gjenovës, i koduar “Bugs Bunny” çoi në arrestimin e 10 personave anëtarë të një bande kriminale shqiptare e specializuar ne vjedhje banesash, dyqanesh e banka.Prej shtatorit 2014 deri me prill të 2015 kanë kryer mbi 85 vjedhje në provincën e Gjenovës, në Liguria e në Piemonte. Mes të arrestuarve është dhe një ish-marshall italian i Komandës së Trupave të Karabinierisë Italiane, i fejuar me një nga anëtarët femra të kësaj bande.Prokuroria ka lëshuar urdhër arrestin për 14 persona. Gjatë ditës së sotme u arrestuan 10 prej tyre, 9 prej të cilëve janë shqiptarë, 7 në arrest në burg e 2 në arrest shtëpie.Katër anetarët e tjerë të bandës janë në kërkim."Nuk është e lehtë të përcaktosh vlerën reale të përfitimeve nga këto vjedhje, por sigurisht mund të themi se kapërcejnë qindra mijëra euro", ka deklaruar komandati i këtij operacioni Franceso PecoratoTë gjithë anëtarët e bandës i dedikoheshin jetës luksoze, duke shëtitur nëpër qytezat e rajonit të Ligurias me makina nga më të shtrenjtat.Shumica e anëtarëve të bandës janë shqiptarë e rezidentë në Rivarolo.Operacioni i Policisë italiane është koduar me emrin e çuditshëm “Bugs Bunny” pasi në disa raste kjo bandë kishte grabitur nga banesat dhe lepuj të gjallë.Banda perbehej prej 14 personash, 13 shqiptarë, mes të cilëve dy femra e 1 italian.Shumë herë në aktivitetin e tyre kriminal kjo bandë ndihmohej nga qytetarë shqiptarë që vinin enkas për këtë qëllim nga Shqipëria.Ndër 14 të arrestuarit është dhe një ish-marëshall i trupave të karabinierisë italiane i larguar qysh në vitin 1985.Ish-marshalli, i fejuar me një anëtare të bandës, kryente rolin e rojes gjatë aktivitetit vjedhës, ndërsa e fejuara e tij shqiptare ishte shoferja e bandës.1 3 5100