Qeveria rishikon buxhetin, shkurtohet për politikat sociale e shpenzimet e personelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2015, 15:03
Rënia e të ardhurave për pjesën e parë të këtij viti ka detyruar qeverinë që të shkurtojë buxhetin për vitin 2015. Ministria e Financava bën me dije se shkurtimet janë rreth 16.3 miliard lekë qe prekin shpenzimet për fondet speciale,shpenzimet e personelit si dhe pagesën e papunësisë.Shkurtohet buxheti me 16.3 miliard lekë si pasojë e rënies së të ardhurave për 6-mujorin e parë të 2015.Ministria e Financave me anë të një njoftimi për shtyp sqaron se shkurtimet ne buxhet janë bërë në fondin rezervë si dhe në pushtetin vendor.Ndarja e re territoriale parashikon se do ti kursejë arkës së shtetit rreth 1 miliardë lekë.Shpenzimet për fondet speciale ulen me 400 milionë lekë, nga të cilat 800 milionë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe 200 milionë lekë në skemën e sigurimeve shëndetësore, kryesisht nga kursimet që rezultojnë në këto zëra për periudhën 6-mujore.Brenda këtij zëri shtohen 600 milionë lekë në skemën e kompensimit të ish-pronarëve, rezultat kjo i rritjes së të ardhurave nga procesi i legalizimit, për të njëjtën shumë. Zëri "shpenzime persone li" ulet me 960 milionë lekë.Po ashtu gërshërët kanë prekur edhe zërin "shpenzime të tjera" ulen 200 milionë lekë nga pagesa e papunësisë dhe i shtohen 200 milionë lekë ndihmës ekonomike dhe paaftësisë.Huadhënia për energjinë reduktohet me 2 miliardë lekë, si rezultat i disbursimit me të ngadaltë se parashikimi i kredisë për këtë sektor.Po ashtu edhe fondet rezerve/të kontigjencës ulen me rreth 548 milionë lekë.Në njoftim ministria bën me dije se shpenzimet për sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia nuk pësojnë ulje.Rishikimi I buxhetit në Shqipëri është kthyer në një standart të përvitshëm si pasojë e mos realizimit të të ardhurave në krahasim me planin e qeverisë.


Ja Cfare Ndryshon Akti Normativ i Qeverise 5 Gusht 2015
/Oranews.tv/