Kërcënuan policinë, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre një femër

Karabienerët Italianë kanë arrestuar në Romë tre shqiptarë, mers tyre edhe një femër.Shqiptarët u përpoqën ti largoheshin patrullës së policisë së Romës, ndërsa i kanë kërcënuar me armë karabinierët.Shtetasit shqiptarë po ecnin me shpejtësi të lartë dhe Policia arriti makinën pasi i ndoqi për disa kilometra.Duke mos patur rrugë shpëtimi, shtetasit shqiptarë i drejtuan policisë armët nga dritarja e makinës, të cilat u sekuestruan pas arrestimit dhe identifikimit të tyre.Policia sekuestroi si provë material dy pistoleta gjysëm automatike, të dyja me karikator të mbushur.Policia italiane ka publikuar foto të pistoletave të sekuestruara ndërsa ka dyshime se 3 shqiptarët ishin nisur për të kryer ndonjë krim.armi armi2-2