QSUT në 40 gradë, pacientët marrin freskuese nga shtëpia

Temperaturat e larta po përballohen me mjaft vështirësi tek  ata që kanë probleme shëndetësore dhe ndodhen të shtruar  në QSUT. Ora News ishte në ambjentet e kësaj qendre dhe sjell vëzhgimin në vazhdim. Tirane- Në këto ditë të nxehta, ku temperaturat shkojnë deri në 40 gradë, të vetmen mundësi që ofron QSUT për pacientët e saj është hija e ndonjë pishe që ndodhet në afërsi të spitaleve.Në spitalin e sëmundjeve të brendshme familjarët dhe pacientët shprehin vleresim për shërbimin e bluzave te bardha, por nuk thonë të njëjtën gjë për ksuhtet e brendshme të spitalit sidomos në këto temperatura përvëluese.“Kushtet janë të vështira. Jam shumë i kënaqur nga mjekët por kushtet janë të vështira. Kemi marrë freskuesen nga shtëpia” thonë disa qytetarë që të afërmin e tyre e kanë të shtruar në spital.Ajri kondicionuar mungon në një pjesë të mirë të qëndrave spitalore në QSUT, ku situata paraqitet më e vështirë në spitalin e sëmundjeve të brendshme, për shkak të ndikimit negativ që kanë temperaturat e larta tek këta paciente.qsut6 qsut5 qsut4 qsut3 qsut2 qsut1/Oranews.tv/