Shëngjin, studentët kthejnë në art materialet e riciklueshme
E konsiderojnë art kontemporan, por i kanë bashkangjitur edhe formën ndërgjegjësuese për qytetaret. Kjo është iniciativa e një grupi të rinjsh nga Shqipëria dhe Italia, që aksionin e tyre e kanë përqëndruar në zonen e Shëngjinit.Nëpërmjet materialeve të riciklueshme dhe atyre që rendom hidhen nga qytetarët në ambjente publike, këta të rinj thonë se bëjnë art kontemporan.Studenti italian i piktures Lamberto Scolari thotë se mund të realizohen piktura të veçanta dhe tërheqëse, ndaj duhet vlerësuar çdo element që shkon në mbrojtje të mjedisit.Sipas tij në këtë mënyrë jo vetëm bëhesh i dobishëm, por ofron mundësi të reja kreative për komunitetin.Lamberto Scolari: “ Eshtë hera e parë që realizojmë një projekt të tille edhe pse kemi qenë shpesh në Shqipëri. Kjo metodë është e thjesht dhe flet për artin kontemporan, që bëhet edhe me mbeturina, nga ku mund të realizosh gjera te thjeshta dhe te bukura njëkohësisht, por qe vjen nga ato që ne hedhin ne mbeturina. “Nëpërmjet kësaj iniciative, këta të rinj synojnë që të rrisin ndërgjegjsimin e qytetarëve për të mbajtur të pastër ambjentin, sidomos në zonat turistike.[caption id="attachment_557387" align="alignnone" width="640"]
Grupi i të rinjve nga Shqipëria dhe Italia[/caption][caption id="attachment_557388" align="alignnone" width="640"]
Grupi i të rinjve nga Shqipëria dhe Italia[/caption][caption id="attachment_557389" align="alignnone" width="640"]
Arti me mbeturinat[/caption][caption id="attachment_557390" align="alignnone" width="640"]
Arti me mbeturinat[/caption]/Oranews.tv/