Obama feston ditëlindjen mes liderëve të biznesit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka festuar 54 vjetorin e tij, por kësaj radhe ndryshe nga vitet e tjera.Ai ka ftuar në shtëpinë e bardhë liderët e bisnesit, ne atë që e ka quajtur 'White House demo Day. Gjatë fjalës së tij, u shpreh."Jam i thinjur , por gjithsesi ndihem mirë dhe iu uroj të gjithëve mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë. Në ditën e ditëlindjes time mendova të ftoj këtu bisnesmenët, investitorët dhe zyrtarë të qeverisë.Para konferencës për shtyp, Obama pa nga afër të gjitha idetë e reja, inovacione dhe shpikjet e prezantuara në një ekspozitë në ambientet e shtëpisë së bardhë."Kjo është Amerika . Ne gjithmonë kemi eksploruar kufijtë e të ardhmes, jemi pionierë të vizionit të së nesërmes, jemi kombi i Franklin ,Edison, Carver, Salk, Jobs, Gates dhe folks."Ata janë forca shtytëse e ekonomisë së shekullit të të 21-tëPresidenti amerikan tha se këto firma kanë ndihmuar sektorin privat të krijojë afërsisht 13 milionë vende pune gjatë 64 muajve të fundit në shtetet e bashkuara .Ndërkohë edhe Twitter i bëri një dhuratë.