Pas Krimesë, Putin kërkon të marrë Polin e Veriut
I pakënaqur me plaçkën që i mori Ukrainës, presidenti Rus Vladimir Putin tashmë ka një tjetër objektiv, edhe më të guximshme, që është një e madhe e Arktikut.Rusia ka pasur gjithmonë interes për Arktikun, i cili mendohet të ketë rezerva të mëdha të naftës, gurë të çmuar dhe minerale.Moska i ka paraqitur një kërkesë në OKB për një pjesë prej 500,000 milje katrore në Arktik, të cilat tashmë janë kërkuar edhe nga Danimarka.Zyrtarët rusë thonë se hartat tektonike tregojnë se territori i kontestuar është pjesë e "karakterit kontinental" të Rusisë.Kremlini do ti kërkojë Komisionit të OKB-së të vendosë mbi kufijtë e kësaj zone në Oqeanin Arktik, teska kërkesa e Danimarkës në komision ishte përpjekja e parë për të kërkuar pronësinë e drejtëpërdrejtë të Polit të Veriut.Kjo ka provokuar përgjigjen e Putin, i cili nuk do të donte t'i shikonte këto toka potencialisht fitimprurëse në duart e perëndimorëve.Sipas rregullave të OKB-së shtetet kanë të drejtën të kërkojnë hapësirë në zona që shtrihen jo më larg se 200 milje detare nga bregu i tyre.Qeveria daneze pret që kërkesa e saj të shikohet deri në vitin 2027 pasi shpenzoi më shumë se 31million pound për kërkime.Kanadaja gjithashtu ka thënë se do të përpiqet të zgjerojë pretendimet e saj territoriale në Arktik të përfshijë Polin e Veriut, edhe pse ende nuk e ka hartuar plotësisht pretendimin e saj.Sipas Barenc Observor, zona e përfshirë në Pretendimin e Rusisë përfshin gati 600 fushat e naftës, më shumë se 150 fushat e gazit dhe depozita të mëdha ari dhe nikel.Muajin e kaluar Rusia njoftoi se marina e saj do të vendosë një flotë në Arktik. Anijet gjigante do të kërkojnë të hapin shtigjet e akullit në Arktik , duke lejuar akses të pakufizuar dhe ndoshta të pazbuluar në Atlantik dhe oqeanin Paqësor./Oranews.tv/