Prodhimet "Made in Albania", Fermerët e vegjël ankohen: S'ka treg
Ka shumë prodhime të stinës të ekspozura në tregun e fruta perimeve në Gjirokastër ku fermerët përpiqen të sigurojnë të ardhura për familjet. Por tashmë po u bëhet e përhershme që prodhimet që nuk shiten t'i flakin.Tregtarët ambulantë që vijnë nga fshatrat e Gjirokastrës, pohojnë se shesin aq pak sa nuk paguajnë dot as shpenzimet e transportit.Përvec mungesës së xhiros, edhe kushtet në tregun agroushqimor të pakicës janë jashtë cdo parametri.Si stenda të qëndrimit të tyre shërben asfalti i rrugës dhe në bordurat anësore qëndrojnë të ulur tregtarët që shesin edhe produkte bulmeti, të cilat ekspozohen në temperatura të lartaVazhdimisht është premtuar për përmirësim të situatës , por gjendja ka mbetur e pandryshuar, ndaj tregtarëve në Gjirokastër u duhet të ndajnë hapësirën me mjetet që qarkullojnë lirshëm në këtë pjesë dhe insektet që shijojnë prodhimet e përvëluara nga dielli./Oranews.tv/