Pogradec, kontrolle bareve e restoranteve përgjatë vijës liqenore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2015, 12:29
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nisur aksionin në të gjithe vijën e bregut liqenor të Pogradecit duke ushtruar kontrolle nëpër bare dhe restorante për kushtet e gatimit dhe ruajtjes së ushqimit. Aksioni ka nisur pas fluksit të pushuesve në këtë javë të parë të gushtit.“Nuk kemi konstatuar probleme. Kemi ndërgjegjësim më të madh të subjekteve për të ofruar një shërbim cilësor” thotë një inspektor.Kontrolle nga AKU jane ushtruar edhe ne disa pika te tregtimit te mishit ne Pogradec, ku janë vendosur dhe gjoba për kushtet higjieno-sanitare, ndersa inspektime ka pasur paralel me Pogradecin, edhe dardhë, Voskopojë, apo zona të ngjashme turistike./Oranews.tv/