Stuhia në Veneto shkakton tre të vdekur, mes tyre turisti polak

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në San Vito di Cadore, në belluno, qyetet në rajonin e Venetos në Itali , pas stuhive dhe shirave të fuqishëm që goditën vendin.Një turist polak humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga ujërat që përmbytën zonën.Fatmirësisht bashkëshortja e tij u arrit të shpëtohej nga ekipet e kërkim shpëtimit.Gjithashtu si pasojë e katastrofës humbën jetën një vajzë dhe një person 40 vjeç.Viktimat u gjetën jo shumë larg njëra tjetrës, pasi dherat kishin bllokuar makinat të cilat ishin rrëmbyer nga ujërat.Përmbyjtet dhe rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar shumë rrugë në San Vito di Cadore, teska disa prej banorëve kanë nisur të evakuohen. Situata është rënduar edhe më shumë pas fryrjes së lumit i cili doli nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha.Vërshimi i tij mori me vetë edhe një urë, duke mos kursyer makina të parkuara, bicikleta dhe sende të tjera.Mbetjet e sjella nga përmbytjet kanë bllokuar edhe oborret e shtëpive të banorëve të zonës.Megjithatë, sipas mediave italaine, ky nuk është fenomen i pazakontë në këtë zonë të italisë, pasi edhe në korrik të 2009 dy përsona, nënë e bir, humbën jetën nga një ngjarje e ngjashme. Shirat dhe moti i paqëndrueshëm kanë prekur disa rajone në Itali.014234145-6c0f38f7-f4ad-4816-91be-30b2c767046e 012757292-0bfd425a-f319-4503-a34c-d9ead3096001 012757828-06d7c36a-efa5-47f0-816c-4d3f673bee0b 012757336-8f445f71-e886-4d2b-88f4-c54343cf69e0 012757825-6775a249-9c1e-4773-b1de-b8775b4debf3 120608232-5af8609c-94b2-43ae-b260-522518783613 /Oranews.tv/