Durrës, pronari mbyll dyqanin e videolojrave, harron tre fëmijë brenda

Mbyll dyqanin e videolojrave dhe harron të kyçur  tre fëmijë brenda. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit.Sipas burimeve nga policia Arben Pëllumbi 45 vjeçar pronari i dyqanit në gjëndje të dehur ka harruar se brenda ambienteve të tij ndodheshin dhe 3 fëmijë që vazhdonin të luanin. Ka kyçur dyqanin duke i mbyllur brenda.Fëmijët të alarmuar kanë njoftuar policinë, e cila shkoi dhe kërkoi nga 45 vjeçari të hapë dyqanin për të nxjerrë fëmijët. Këtu ka nisur konflikti mes Pëllumbit i cili në gjëndje të dehur ka goditur dhe kanosur efektivin e policisë.Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin e tij duke e akuzuar se ka penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik","Goditjet për shkak të detyrës"dhe"Kanosje për shkak të detyrës", parashikuar në nenet 236,237 dhe 238 të Kodit Penal./Oranews.tv/