Qeveria shqiptare dhe Tirana gati të ndihmojnë Tetovën
Qeveria shqiptare shpreh përkrahjen Tetovës për përballimin e situatës pas përmbytjeve.Dje Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni z. Fatos Reka vizitoi zonat e goditura nga përmbytjet që shkaktuan pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe dëmesh materiale në Komunën e Tetovës."Ambasadori Reka shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjarët e atyre që humbën jetën nga kjo ngjarje si dhe zhvilloi një takim me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi, të cilës i shprehu përkrahjen e Qeverisë shqiptare për eliminimin sa më parë të pasojave te krijuara, si dhe i përcolli interesimin e posaçëm të Kryeministrit Rama në përballimin e situatës" thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme.Nga ana e saj kryetarja e Komunës Arifi vlerësoi ndihmën.Solidariteti i Tiranës- Edhe bashkia e Tiranës u shpreh e gatshme për t'i ardhur në ndihmë Tetovës.“Kam komunikuar me kryetaren e komunës së Tetovës dhe dua të shpreh solidaritetin dhe në këshillin bashkiak do bëjmë një propozim që të japim një kontribut financiar.Do çmoja që seicili prej jush të gjente kohën dhe të shprehë solidaritetin dhe nëse ka ndihmë që bashkia e Tiranës mund të ofrojë vec kontributit financiar që do të merret në këshillin tjetër bashkiak jemi gati ta bëjmë” tha Veliaj paraditen e sotme
/Oranews.tv/