Temperatura rekord në Iran, termometri shënon 70 gradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2015, 09:33
Ankoheni për të nxehtin në Shqipëri? Ka dhe më keq. Lumturohuni që nuk jetoni në Iran, ku temperaturat kanë kaluar në 73 gradë . Është rregistruar në lokalitetin e Bandar Mahshahr në Gjirin Persik. Meteorologët nuk parashikojnë ndonjë përmirësim në ditët e mëvonshme.Nëse konfirmohet bëhet fjalë për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në botë. Në 2005 në shkretëtirën e Lut, në kufi me Afganistanin është regjistruar temperature 70.7 gradë.Edhe në kufi me Irakun këto ditë temperaturat kanë kaluar 49 gradë dhe autoritetet vendore detyruan të bëhet 4 ditë pushim dhe të qëndrojnë larg diellit.




