Vdes piloti i fundit i operacionit "Dambusters" në Luftën e Dytë Botërore

Në moshën 96 vjeçare ka ndërruar jetë piloti i fundit i Luftës së Dytë Botërore. Ai ka qënë pjesë e Operacionit të suksesshëm të bombardimit të digave të fortifikuara gjermanePiloti i fundit i mbetur gjallë nga operacioni Luftës së Dytë Botërore Dambusters, John Leslie Munro, është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare.Ai ka pilotuar një avion bombardues Lancaster nga skuadroni RAF 617. I njohur si Les, ai vdiq në spital në vendlindjen e tij, Zelandë e Re, pas problemeve në zemër. Operacioni Top Secret nisi nga Royal Air Force Scampton pranë qytetit anglez Lincoln në maj të 1943 shit dhe arriti të bombardojë me sukses digat e fortifikuara gjermane.Dy nga tre digat e shënjestruara u shkatërruan, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në luginën Ruhr. Hidrocentrale dhe fabrika u shkatërruan si pasojë e ujërave të furishëm që mësynë në to.Gjatë bastisjes, Munro kishte për detyrë të sulmonte digën Sorpe, por avioni i tij ishte dëmtuar dhe u detyrua të kthehet pas në Angli.Pesëdhjetë e gjashtë prej pilotëve nuk arritën të kthehen më nga misioni, pasi atyre iu kërkohej të fluturonin me bombarduesit Lancaster në në lartësi shumë të ulët nga toka dhe në errësirë në të gjithë veriun e Europës.Operacioni kishte si qëllim dëmtimin e një pjesë të madhe të ekonomisë gjermane nëpërmjet sulmeve në zemër të zonave industriale të Gjermanisë./Oranews.tv/