Më 4 shtator aksioni për pastrimin e Tiranës. Inventar për trotuaret e bllokuara

Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e 24 njësie të cilëve u caktoi edhe detyrat përkatëse.Kryetari Veliaj u kërkoi administratorëve që të nisin punën për 4 shtatorin e cila sipas tij do të jetë dita e aksionit historik për pastrimin e Tiranës.Erion Veliaj: "Kemi një muaj kohë për tu përgatitur. Një muaj kohë për të treguar që ne të parët, kontraktorët janë në krye të punëve dhe në 4 shtator të ftojmë të gjithë qytetarët. Secili prej jush do të drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj. 10 ditë para se të nisë shkolla të sigurohemi që qyteti është xixë. Të sigurohemi që të paktën në muajin e parë të paktën në muajin e parë të fitojmë betejën në Tiranë me qëllim që të shkojmë në një betejë tjetër edhe më të rëndësishme. Do i ndani në blloqe, me rrugë, ku e gjithë administrata do drejtojë një ekip të caktuar. Do të na bashkohet edhe ushtria për të hequr inertet.”Në takimin me 24 adiministratorët Kryebashkiaku u kërkoi atyre të bëjnë inventarin për rrugët, sheshet dhe trotuaret e bllokuara në Tiranë brenda kësaj jave.Erion Veliaj: Kemi një ambicie që të ecim lirshëm pa pengesa dhe për të siguruar që çdo qytetar nuk pengohet nga një i fortë që shton karriget tezgat dhe bën të papranueshme këtë lloj bashkëjetese në Tiranë. Do të kërkoj nga secili prej jush, 24 raporte për të gjitha rrugët, sheshet dhe trotuaret e zëna në njësi. Brenda javës do të na duhet të kemi një inventar, të rrugëve, trotuareve, shesheve të bllokuara e të zëna.Ky do të jetë programi ynë i punës për Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit dhe INUV-in, për t’u siguruar që qytetin t’ia kthejmë mbrapsht qytetarëve dhe jo të fortëve që mund ta zënë me pengesa të kësaj natyre”."Beso e kontrollo" është parimi që sipas kryetari ë bashkisë Veliaj duhet të bazohet puna e cdo administratori.“Hipni vetë në autobus. Shkoni vetë në pikat e grumbullimeve. Tek sportelet e shërbimeve. Se vetëm duke e prekur vetë keni mundësi të ndryshojmë.  Gallata s’ka ndryshuar historinë.  Me raporte bashkia e Tiranës dukej e larë e pastruar por në të vërtetë nuk ishte ashtu” tha Veliaj erion veliaj pastrimi i tiranes[caption id="attachment_557216" align="alignnone" width="640"]: Aksioni për një Tiranë më të pastër filloi. Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015[/caption][caption id="attachment_557217" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015 Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015[/caption][caption id="attachment_557218" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015 Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015[/caption][caption id="attachment_557219" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015 Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015[/caption][caption id="attachment_557220" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015 Ne foto: Pamje nga fillimi i aksionit për një Tiranë më të pastër, gusht 2015[/caption] /Oranews.tv/