Lëviznin me 2 pistoleta në automjet, 3 shqiptarë në pranga, mes tyre një femër
Policia e qytetit të Romës ka arrestuar në lagjen “Giardinetti” 3 nënshtetas shqiptarë, 2 meshkuj e një femer ndërsa udhëtonin në një automjet të tipit “Daeëoo Kalos”.Gjatë kontrollit iu gjetën 2 pistoleta, një prej të cilave gjysëm automatike e tipit Ëalther kalibër 9, e tjetra e markës Beretta kalibër 7.65 e mbushur me plumba.Makina me të cilën udhëtonin rezulton e paregjistruar.Prania e policisë italiane në rrugët e lagjes “Giardinetti” ka detyruar shqiptarët të kryejnë një manovër shpejtësie që shkaktoi dyshimin e forcave të rendit, të cilët u vunë menjëherë në ndjekje të tyre.Tre shqiptarët u përpoqën të zhduknin armët, duke i hedhur nga dritarja e makinës.Policia italiane u bllokoi rrugën e me pas duke realizuar arrestimin e tyre.Dy pistoletat janë vënë nën ekzaminim nga specialistët e rendit, ndërsa po vazhdojnë hetimet mbi qëllimin e armëmbajtjes së tre shqiptarëv të arrestuar.[caption id="attachment_557142" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Dy pistoletat qe iu gjeten tre shqiptareve ne mjet[/caption]