Mitroloz e kallashnikov në thes gati për shitje, arrestohet 31-vjeçari në Tropojë

Policia e Tropojës godet një rast të trafikut të armëve. Binak Gjoçaj, 31 vjeç , banues në Llugaj u kap në flagrancë në afërsi të banesës , nga efektivët e policisë me një armë zjarri automatik dhe me një mitroloz të lehtë, të futura në një thes.Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë , rezulton se armët e zjarrit , ky shtetas i kishte përgatitur për t’i shtiur .Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake ”.[caption id="attachment_557136" align="alignnone" width="640"]30 Ne foto: Armet ne thes qe do ti shiste 31-vjeçari[/caption][caption id="attachment_557137" align="alignnone" width="640"]20 Ne foto: Armet ne thes qe do ti shiste 31-vjeçari[/caption][caption id="attachment_557138" align="alignnone" width="640"]50 Ne foto: Armet dhe municionet qe iu sekuestruan ne banese te arrestuarit[/caption]