Safet Gjici reagon për “Ora News” : ” Vendim ekstrem, dua kualifikimin në Varshav “
Menjëherë pas vendimit të UEFA-s për ti dhënë fitoren në tavolinë Legias së Varshavës, për “Ora neës” ka reaguar presidenti i Kukësit Safert Gjici i cili e konsideron si ekstrem vendimin e Displinës dhe shprehet se nëse ekziston mundësia do ta dërgoj çështjen në gjykatën e Lozanës“ Për hir të së vërtetës më duket një vendim ekstrem. Unë jam kundër dhunës dhe nuk di të them nëse guri u lëshua nga tifozë të Kukësit, Legias , Tiranës apo Partizanit. Nëse ekziston mundësia do ta dërgojmë cështjen deri në Lozanë. “Më tej numri 1 i Kukësit vendosi një kusht për qëndrimin e tij në krye të klubit very-lindor, kualfikimin në takimin e kthimit në Varshav.“ Nëse skuadra dëshiron që unë të vazhdoj të investoj, duhet të kaulfikohet në turin tjetër “Ndërkohë që një koment në lidhej me verdiktin e Uefa-s e dha edhe kapiteni i Kukësit Rrahman Hallaci“ Mendoj se përsa i përket gjobës dhe ndëshkimt të fushës është një vendim i drejtë, ndërsa humbja në tavolinë më duket e ekzagjeruar “/Oranews.tv/