Zbarkuan 90 klandestinë me jaht në brigjet e Italisë, arrestohet skafisti shqiptar

Klandestinë me jaht drejt brigjeve italiane. Kanë zgjedhur këtë formë transporti dy trafikantë të qënieve njerëzore, një shqiptar dhe një sirian, kjo edhe për t’iu shmangur vëzhgimit të autoriteteve policore, por pa sukses.Edvin Bllacaj, 37 vjeç nga Shqipëria që bashkë me sirianin Shafik Sahyouni, 32 vjeç janë vënë në pranga mbrëmjen e së hënës nga policia në Crotone, pasi dy ditë më parë kishin zbarkur në brigjet italiane 90 emigrantë, mes tyre 27 të mitur.Identifikimi i tyre erdhi pas bashkëpunimit të disa prej klandestinëve që kishin mbërritur në Itali. Dy të arrestuarit ishin fshehur mes klandestinëve dhe hiqeshin si të tillë.Mësohet se jahti me gjatësi prej 15 metrash dhe me 90 klandestinë në bord ishte nisur nga brigjet turke mbrëmjen e 29 korrikut, për të mbërritur në 2 gusht në Itali.Policia ka dërguar në burg dy skafistët, ndërsa klandestinët do të regjistrohen dhe më pas akomodohen në një qendër pritjeje.[caption id="attachment_557101" align="alignnone" width="640"]7 Ne foto: Jahti me klandestinet[/caption][caption id="attachment_557107" align="alignnone" width="640"]skafi-i-klandestineve-1 (1) Ne foto: Jahti me klandestinet[/caption][caption id="attachment_557099" align="alignnone" width="640"]8 Ne foto: Jahti me klandestinet[/caption][caption id="attachment_557100" align="alignnone" width="640"]9 Ne foto: Dy skafistet e arrestuar, shqiptari dhe siriani[/caption]