Bregdeti i Shëngjinit, harrohet zona e Kunes, pushuesit kërkojnë të pastrohet
Në bregdetin e Kunës, mbeturinat janë harruar dhe përhapur ngado, edhe për shkak të amullisë së shkaktuar nga tranzicioni i pushteteve. Pushuesit apelojnë që të mos neglizohen destinacione të tilla turistike, sidomos kur ndodhemi në pikun e sezonit.Rruga e re drejt plazhit te Kunes ne Shengjin ka sjelle zhvendosje te turizmit bregdetar ne kete zone, por qe nuk eshte shoqeruar edhe me zgjerim te sherbimeve nga vendorët në Shëngjin.Kjo mangesi pasqyrohet dukshem tek mbeturinat qe vijojne te qendrojne ne breg te detit, duke pritur nderhyrjen për largimin e tyre, problem akoma me prezent në zonën e Kunes.Keto mbeturina te perhapura ngado gjenden ne kete miniishull te vogel ne Kune, por qe nuk i mungojne vizitoret.Per shkak se ploteson shume kushte per te qene nje vend ideal per pushime verore, keta pushues të ardhur nga qytete te ndryshme te vendit kërkojnë të nderhyhet per pastrimin e tij.Rrethuar nga deti, bimësia dhe qetësia, ky ishull i vogël në bregdetin e Kunes kërkon vetëm largimin e këtyre mbetjeve urbane./Oranews.tv/