Qeveria shkurton shpenzimet me 21.4 miliard lekë

Rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit për 6- mujorin e parë të këtij viti ka detyruar qeverinë që të jetë më e shtrënguar në realizimin e investimeve, por edhe shpenzimet korente.  Te dy keto zera llogariten 18 dhe 10% me pak se plani. Të dhënat tregojnë që edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura nuk është realizuar plotësisht.Shteti shqiptar ka shkurtuar shpenzimet me 21.4 miliard lekë si pasojë e rënies së nivelit të të ardhurave nga planifikimi fillestar.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjatë pjesës së parë të këtij viti janë realizuar 10 % më pak shpenzime sesa plani.Zërat që janë prekur nga këto shkurtime janë disa, por ajo vlen të theksohet është fakti se shpenzimet korente kanë pësuar një shkurtim me të paktën 10 miliard lekë.Qeveria ka kursyer gjithashtu edhe në zërin e ndihmës ekonomike me rreth 1.1 miliard lekë.Në tabelën e treguesve fiskal pasqyrohet edhe fakti se kompesimi për shtresat në nevojë është në nivelin zero, por Ministria e Financave sqaron se nuk ka asnjë “gërshërë" në shpenzimet e planifikuara për ndihmën ekonomike, për pagesën e papunësisë, pensionet e invaliditetit, kompensimin e shtresave në nevojë dhe çdo lloj shpenzimi tjetër me natyrë sociale, por e shpjegojnë këtë të dhënë me faktin e mospasqyrimit.Ndër të tjera edhe shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet llogariten me rreth 18 % më pak se plani fillestar.Të dhënat tregojnë që edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura nuk është realizuar plotësisht dhe shenon nje tkurrje me 16% krahasuar me planin ambicioz te qeverise.PLANIFIKIMI                                               REALIZIMISHPENZIMET 217.102 miliard lekë - 195.642 miliard lekë - 21.4 miliard lekë më pakSHPENZIME KAPITALE 25.734 miliard lekë- 20.894 miliard lekë - 4.8 miliard lekë më pakDETYRIMET E PRAPAMBETURA 15.000 miliard lekë - 12.561 miliard lekë - 2.4 miliard lekë më pakSHPENZIMET KORENTE 172.768 miliard lekë - 162.187 miliard lekë - 10 miliard lekë më pak