Gjykata Speciale, në janar aktakuzat e para

Në kuadër të miratimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhgobar, deklaroi se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale do të lëshohen në janar të vitit të ardhshëm.Zhgobar tha se ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga.Zhgobar u shpreh se ligji do të rajtojë krimet e kryera nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së.Për Gjykatën Speciale ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili e sheh vendimin e djeshëm të marrë në Kuvendin e Kosovës , si inkurajues.“Me këtë vendim, Kosova tregoi se është e gatshme të dënojë krimet”, u shpreh Steinmeier.Sipas tij, Kosova është e vendosur ër të mbrojtur vlerat e funksionimit të ligjit dhe se Gjermania është e gatshme ta mbështesë Kosovën në çdo fazë./Oranews.tv/