S'ndalen zjarret në Kaliforni, deri tani janë djegur 62 mijë ha
Zjarri që ka përfshirë disa zona në veri të Kalifornisë po përhapet me shpjetësi të madhe prej 6 ditësh.Ndërkohë që banorët vazhdojnë të evakuohen, forcat zjarrëfikëse kanë fituar terren ndaj flakëve.Zjarri i mbiquajtur "Rocky fire" ka djegur deri më tani 62.000 hektarë tokë dhe ka shkatërruar më shumë se 50 struktura që nga momenti kur shpërtheu javën e shkuar në kanionet e Kalifornisë, duke i katërfishuar përmasat gjatë fundjavës.Urdhëri për evakuim sipas departamentit të pyjeve dhe mbrojtjes nga zjarri në Kaliforni, u lëshua për mbi 13.000 persona të cilët jetojnë në total në 5.530 banesa.Flakët dogjën brenda një harku kohor prej 5 orësh 20.000 hektar tokë, një ngjarje që specialistët e cilësuan si të paprecedentë.I ushqyer nga era, zjarri depërtoi në një prej autostradave gjatë ditës së hënë. Sipas zyrtarëve të forcave zjarrëfikëse deri më tani është vendosur nën kontroll 12 % e flakëve.Akoma nuk dihet se çfarë e shkaktojë shpërthimin e zjarrit, por autoritetet po hetojnë në këtë drejtim, megjithëse dyshohet se arsyeja mund të jenë rrufetë që goditën Kaliforninë javën e shkuar.Mbi 19.000 forca zjarrëfikëse janë angazhuar për të shuar flakët, një pjesë e tyre të ardhur nga zona të tjera jashtë Kalifronisë, po ashtu në shërbim të zjarrëfikësve janë vendosur edhe 19 helikopterë dhe 4 avionë të mëdhenj ushtarakZjarri e pati zanfillën në një krahinë në afërsi të Lower Country-t NË San Francisco më 29 korrik.Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar , megjithëse të enjten e shkuar një polic pyjor humbi jetën në një tjetër vatër zjarri në shtetin e Oregon, në kufi me Kalifroninë./Oranews.tv/