Italia në krye të operacionit Eunavfor Med kundër rrjetit kriminal libian
Dhoma e deputetëve e Parlamentit italian ka aprovuar ligjin që autorizon pjesëmarrjen e Italisë në operacionin Europian Eunavfor Med.Ky operacionin me një kosto prej 26 milionë euro, është një mision detar i vendeve Europiane kundër trafikut të qënieve njerëzore në Detin Mesdhe me dy qëllime kryesore; individualizimin e rrjtetit kriminal libian që administron këtë trafik si dhe shpëtimin në det të emigrantëve.Operacioni Eunavfor Med do të zgjas rreth një vit e do të drejtohet nga Italia me në krye admiralin Enrico Credendino.. Eunavfor Med do të ketë selinë qëndrore në Romë dhe bazën e komandës në anijen aeroplan mbajtëse italiane Cavur."Objektivi i këtij operacioni ka deklaruar shefja e diplomacisë Europiane Federica Mogherini, nuk është shkatërrimi i anijeve o gomoneve të emigrantëve, por shpartallimi i oranizatave të trafikantëve."Pikërisht nga këto grupe trafikantësh ekziston dhe rreziku më i madh për brigjet Europiane, terrorizmi, sic ka deklaruar pak ditë më parë për BBC konsulli libian Abdul Basil Haroun "se me anijet e emigrantëve mund të mbërrijnë në Europë luftëtarë të ISIS."Faza e parë e këtij operacioni ka të bëj me kordinimin e punës me shërbimet e inteligjencës për të mbledhur informacione me anë të droneve speciale e agjentëve në terren mbi aktivitetin e mënyrën e organizimit të trafikantëve të qënieve njerëzore,Faza e dytë ka të bëj me kapjen e arrestimin e emigrantëve fillimisht në ujërat ndërkombëtar e më pas dhe në ujërat libiane.Mjetet detare e avionët e këtij misioni do të pozicionohen përreth brigjeve të Libisë me qëllimi shpëtimin e emigrantëve të braktisur në mes të detit e arrestimin e skafistëve.Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Spanja do të drejtojnë mjetet detare, Polonia e Sllovenia do të mbulojnë linjë ajrore të këtij operacioni.Ligji i aprovuar nga Parlamenti italian mbi autorizimin e Italisë në këtë operacion u miratua me 272 vota pro, kundrejt 100 vota kundër e 11 abstene nga forcat politike Lëvizja 5 Yje, Sel e Lidhja e Veriut.Operacioni Eunavfor Med pritet të marr miratimin e Natos dhe te OKB.