Tetova kërkon ndihmë! Shpall 2 ditë zi: "Gruekvsi të shpallë gjendjen e krizës"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2015, 13:27
Tetova bën thirrje për ndihmë. 4 të vdekur mes tyre 3 fëmijë dhe një i moshuar. Një vajzë 6 vjeçare dhe një 61 vjeçar janë zhdukur ndërsa flitet për 13 të plagosur.Ky është bilanci paraprak në njerëz që studia e fuqishme me erëra dhe reshje që goditën gati gjithë rajonin e Tetotvës dhe fshatrat ku banojnë shqiptarët. Ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.Qytetarëve u apelohet të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin përfundimtar të rregullsisë të tij.Fshati Shipkovicë është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.Dëme të mëdha dhe në fshatin Reçicë e Madhe , Fshati Poroj, Rruga e Banjës.Kryetarja e Këshillit të Komunës së Tetovës mabjti një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal ku I kërkon kryeministrit maqedonas Gruevksi të shpallë gjëndjen e së krizës në teritorin e komunës se Tetovës të shkaktuara nga vershimet me datë 03.08.2015. Po kështu propozohet të shpallet ditë zie, 5 dhe 5 gushti në komunën e Tetovës me rastin e humbjeve tragjike. Po kështu është miratuar dhe një propozim-vendim për ndarje të ndihmës financiare për viktimat nga vërshimet në territorin e komunës së Tetovës.Komuna e Tetovës dhe kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi sot kanë bërë thirrje për të ndihmuar Tetovën me ushqime apo të ardhura duke vënë në dispozicion një nr telefoni 076 330 113 ose të dërgojnë e-mail përmes adresës elektronike [email protected]”Pikat më kritike Fshati Shipkovicë - Në fshatin malor po mbretëron një situatë e rëndë. Ai është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556989" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556987" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556985" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556988" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption]
Banorët sot kanë mundur të pastrojnë disa pjesë të rrugëve, por pjesa më e madhe e tyre vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak se ujrat kanë vërshuar dhe bartur edhe objekte dhe mbeturina të ndryshme.
Ushtria vijon operacionin e kërkim shpëtimit të një vogëlusheje e cila rezulton si e humbur. Mungon energjia elektrike. Gjithashtu ka nevojë edhe për pastrim të pusetave të ujit dhe kanalizimit. Gjatë mëngjesit të sotëm është dërguar edhe një cisternë me ujë të pijshëm në fshat nga ana e Armatës, si dhe personel i përbërë prej 40 ushtarëve, që shërbejnë për asistencë mjekësore dhe ndihmë për banorët në nevojë. Edhe pse ende nuk disponojmë me numër të saktë, raportohet se numri i familjeve të zhvendosura brenda fshatit është i konsiderueshëm.Reçicë e Madhe - Sipas të dhënave nga terreni 3 lagje dhe afër 100 shtëpi janë të dëmtuara nga vërshimet e përrenjve që rrjedhin mes fshatit. Ka rrymë elektrike Nga ana tjetër për shkak të vërshimeve që me vete sollën gurrë është dëmtuar në disa vende sistemi i ujësjellësit të fshatit, prandaj apelohen banorët të mos përdorin ujin për pije.Fshati Poroj - Shtabi i emergjencës në këtë fshat raporton për rrugë të bllokuara. Gjithashtu raportohet për dëmtime ne sistemin e ujësjellësit. Gjithashtu 1 urë brenda fshatit është e shkatërruar nga uji i ardhur.Rruga e Banjës - Kjo rrugë është e pakalueshme nga gjysma e lartë për shkak të dëmtimit, sipas informatave të fundit mbi 21 automjete janë të bllokuara në pjesën e epërme të rrugës por njerëzit janë të evakuuar dhe jashtë rrezikut. Në qytetin e Tetovës gjendja është e kënaqshme. Njësia Territoriale kundër zjarrit, NPK Tetova dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë ndërhyrë në disa lagje më kritike si që janë bllok 70 dhe Dereboj, ku nga bodrumet e banesave dhe shtëpive është bërë mënjanimi i ujit. Gjithashtu është ndërhyrë dhe në Spitalin Klinik të Tetovës ku është bërë pastrimi dhe mënjanimi i hapësirave të vërshuar nga uji.Apeli per ndihme- Komuna e Tetovës bën apel deri te qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet që të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin e rregullsisë mikrobiologjike të tij nga organet kompetente. Gjithashtu bëjmë thirrje deri te qytetarët që të ndihmojnë në çdo formë të gjithë ata që në këto kohëra të vështira kanë nevojë për ndihmë, kanë humbur të dashurit e tyre, apo janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.[caption id="attachment_556990" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556989" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556987" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556985" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption][caption id="attachment_556988" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: fshati Shipkovice sot, foto te postuara nga Zerjeta Jajaga[/caption]