Ish-kryeministri i Anglisë akuzohet se përdhunoi një 12-vjeçar
Një burrë ka deklaruar se është përdhunuar nga Sir Edward Heath kur ai ishte 12 vjeç, ndërsa policia ka nisur një hetim për akuzën e abuzimit seksual me të mitur për ish-kryeministrin.Në një intervistë për The Mirror, viktima i supozuar, që tani është tek rreth të 60-ave, pretendon se ai është dhunuar seksualisht nga Sir Edward në apartamentin e tij Mayfair në vitin 1961 ndërsa i kishte kërkuar që ta çonte me makinë diku.Djali, që thuhet se është abuzuar gjatë fëmijërisë nga babai i tij dhe shokët e tij pedofilë, tha se Sir Edward e mori atë me makinë në rrugën A2 në veri të zonës Kent.Ai thotë se shkoi në apartamentin e tij në Park Lane të Londrës ku dhe u përdhunua.Viktima thotë se deri në vitin 1965 nuk e dinte se kush ishte abuzuesi i tij, duke e njohur atë në një foto të një gazete në të cilën Sir Edward qëndronte pranë Margaret Thatcher.
Gjatë deklaratave për ekipin e tij ligjor të raportuar në gazetë ai tha : « Unë mësova se ai ishte deputet dhe kjo i jepte përgjigje shumë pyetjeve se pse askush nuk do të më besonte. Më quajtën gënjeshtar ».Për Sir Edward, që ishte kryeministër për 4 vjet në vitet 1970, ka zëra edhe pë abuzime te tjera seksualePolicia e Wiltshire ka apeluar që viktimat e mundshme të Sir Edward të vijnë përpara gjyqit për të nisur një hetim në mbështetje të akuzave të bëra nga ish-oficeri.