Denoncimi: Infermieri i spitalit të Elbasanit tenton të përdhunojë pacienten e mitur
Një infermier në spitalin e Elbasanit është ndaluar pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij të mitur.Ngjarja e rëndë, sipas kallëzimit të bërë nga 16 vjecarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e brendshme të spitalit në orarin që infermieri , Everest Duka, vjeç 26, banues në Elbasan, ishte me shërbim në pavionin e nefrologjisë të spitalit "Xhaferr Kongoli" në Elbasan.Ka qenë e mitura 16 vjeçe e identifikuar me inicialet S.B që ka bërë kallëzimim në polici në prani të psikologes dhe të familjarëve.“Everest Duka, qenë me shërbim në pavionin e nefrologjisë në spitalin "Xhaferr Kongoli "Elbasan, ku punonte si infermier, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen S.B vjeçe 16 “ thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit të datës 4 gusht 2015.Akuza qe rendojnë mbi infermierin- Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 - 18 vjeç , mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 101 dhe 22 të Kodit Penal.Infermieri e mohon- Policia bën të ditur se e mitura kishte disa ditë që ishte shtruar në pavionin e nefrologjisë, dhe denoncimi është bërë më 3 gusht. Duka aktualisht ndodhet në paraburgim dhe në çdo moment që është marrë në pyetje nga efektivët, e ka mohuar akuzën, duke këmbëngulur që nuk ka tentuar apo prekur kurrë të miturënPolicia ka pyetur edhe dëshmitarë në pavionin e nefrologjisë, si mjekë edhe pacientë, të cilët mohojnë të kenë dëgjuar të bërtitura. Blutë nuk përjashtojnë as mundësinë që 16 vjecarja ta ketë sajuar këtë ngjarje, por pa zbuluar motivin.Menjëherë pas denoncimit Drejtoresha e Spitalit të Elbasanit Desantila Tahiraj urdhëroi pezullimin nga detyra të infermierit. 