Nga Greqia vijnë me pushime në Shqipëri, aksidentohet familja
Një familje shqiptare e cila po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë për pushime është aksidentuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Autostradës Fier-Vlorë, në vendin e quajtur Novoselë.Mësohet se makina, tip Volkswagen ne targë greke: IEB5274, ka dalë nga korsia në hyrje të këtij aksi rrugor dhe është përplasur me paletën anësore. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 pjesëtarët e familjes që udhëtonin në makinë, mes tyre dhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.Familja rrugëtonte prej mbrëmjes së djeshme nga shteti grek drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimesh me të afërmit e tyre."Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtesia jasht normave të lejuara, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin, ku per pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë 6-personat (familjarë) që po udhetonin në këtë automjet" informon policia.Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës ku kanë marrë ndihmëm e parë, dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.
- F.V., 48 vjeç, (drejtuesi i mjetit).
- D.V, 46 vjeç, (bashkëshortja).
- M.V., 23 vjeç, (vajza).
- J.V., 18 vjeç, (vajza).
- K.V., 10 vjeç (vajza).
- P.V., 8 vjeç, (djali), me banim në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Vlore aksidenti[/caption]

/Oranews.tv/