Gjendet trupi i 14 vjeçarit, u mbyt 4 ditë më parë në Lumin Buna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2015, 09:55
Është gjetur pas katër ditë kërkimesh, 14 vjeçari me iniciale A.K i mbytur në ujërat e lumit Bunë në Shkodër. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në fshatin Daragjat të komunës Dajç, në një prej degëzimeve të lumit Buna. Kanë qenë familjarët dhe policia e Shkodrës që duke ndjekur rrjedhat e lumit Bunë, kanë shkuar deri në Daragjet ku gjetën trupin. 14-vjecari u mbyt rreth mesditës së të premtes në ujërat e Bunës tek Ura e Bahçallëkut në Shkodër, ku ndodhej për t'u larë bashkë me disa bashkëmoshatarë. Dyshohet se rrymat e fuqishme të lumit kanë shkaktuar mbytjet e të miturit, për gjetjen e trupit të të cilit u angazhuan për 3 ditë me radhë edhe polumbarë nga Tirana.