Vritet në oborrin e shtëpisë 73 vjeçari, në 2014 i biri ekzekutoi dy vëllezër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2015, 08:22
Babai i Altin Pirolit, arrestuar për vrasjen e dy vëllezërve Cara në mars të 2014 është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.Viktima është identifikuar si David Piroli, 73 vjeç dhe krimi ndodhi mëngjesin e sotëm, 4 gusht 2015.Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrja. Policia nis punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëveVrasja qe tronditi Laçin -Më 4 mars 2015 Altin Piroli u arrestua pasi po atë ditë akuzohet se vrau Andrea dhe Endri Caran 27 dhe 30 vjeç. Dy vëllezërit u ekzekutuan në qendër të qytetit të Laçit. Autori i vrasjes, ishte ulur duke pirë kafe dhe duke pritur shënjestrat pikërisht në ambjentet e lokalit ku ishn dy vëllezërit e vrarëAtëherë u tha se Altin Piroli, qëlloi mbi dy vëllezërit nëmomentin që ata kanë hyrë brenda lokalit. Si pasojë e të shtënave të plagosur kanë ngelur edhe dy kalimtare të rastit, Nikolle Ndoji dhe Tonin Gjini.
Në foto vendi ku u vra David Piroli[/caption]
/Oranews.tv/
Atëherë u deklarua se autori i krimit të dyfishtë Altin Piroli, ishte fqinj me viktimat dhe vuante nga probleme mendore. Sipas dëshmitarëve dy viktimat asnjëherë nuk kanë dhënë asnjë shenjë se mund të kenë pasur probleme me autorin e ngjarjes i cili dy vite më parë, 2012, kishte plagosur me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, vepër penale për të cilën kishte kryer vetëm një vit burg.
Policia atëherë deklaroi se Piroli kishte bërë një listë me 15 emrat e personave që do të ekzekutonte mes tyre prokuror e gjykatës.
[caption id="attachment_556827" align="alignnone" width="640"]
Në foto vendi ku u vra David Piroli[/caption]
/Oranews.tv/