Reshje shiu dhe stuhi ere në Kukës, ulen ndjeshëm temperaturat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2015, 22:52
Pasditen e së hënës, i gjthë territori i qarkut të Kukësit, është shoqëruar me një stuhi të fortë dhe reshje shiu.Pas më shumë se një muaji, temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, këtë pasdite rrezet e forta të diellit janë zëvëndësuar nga erëra të forta, duke ngritur në atmosferë pluhurin i cili u largua sapo reshjet e shiut nisën.Me një intensitet të lartë, këto reshje kanë sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, duke rikthyer freskinë karakteristike të zonave malore.Burime zyrtare të policisë, thonë se nuk është raportuar për ndonjë problematikë tek popullata, megjithatë në disa zona të thella shpejtësia e erës ka dëmtuar çatitë metalike të disa stallave të bagëtive.

