Tre fëmijë të vdekur nga përmbytjet në Tetovë, një 6 vjeçare rezulton e zhdukur
Katër të vdekur, mes tyre 3 fëmijë dhe një vajzë 6 vjeçe është zhdukur dhe 11 persona të lënduar. Ky është bilanci provizor i përmbytjeve në Maqedoni. Dëmet materiale konsiderohen të shumta, ndërsa kryeministri Gruesvki ka thirrur një mbledhje të jashtzakonshme të qeverisë. Shkup- Zyrtarisht autoritetet maqedasnase konfirmojnë se 4 persona kanë humbur jetën ndërsa një vajzë rezulton e zhdukur në Tetovë.Viktimat janë një i moshuar 83 vjec dhe 3 të mitur përkatësisht 15. 14 dhe 7 vjec, ndërsa një vajzë vetëm 6 vjece rezulton e zhdukur.Sipas zëdhënësit të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski pasi konfirmoi numrin e viktimave tha se "Të lënduar tani për tani janë 11 persona, kryesisht nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë ende nën trajtim mjekësor në spital, ndërsa disa të tjerë kanë lënë spitalin për në bansesat e tyre -tha Josifovski.Përmbytjet u shkaktuan me daljen nga shtrati të lumit Shkumbin dhe vec viktimave edhe dëmet materiale janë të mëdha.Siç informon policia, Ura e Vratnicës, ajo e Orashes dhe Nerashtes janë përfshirë nga vërshimet e ujit, ndërsa ka dëme të mwdha në banesa dhe institucione.Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike.Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në teren dhe apelon banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë frekuentimin e lëvizjes në veçanti të ulin përdorimin e automjeteve. Më së shumti në rajonin e Tetovës është prekur fshati Reçicë e Vogël, thuajse e përmbytur e gjitha. Situatë e keqe është edhe në Malësinë e Sharrit, konkretisht në Shipkovicë, si dhe në fshatin Proj.Në Reçicë të vogël, uji ka depërtuar në të gjitha katet e para dhe përdhese të shtëpive.Përmbytje edhe në rajonin e Tearcës. Fshati Dobrosht është përfshirë gjithashtu nga uji, dhe madje, ka rrëshqitje të malit. Nga ana tjetër, dëme ka edhe nëpër qytet, kurse më në krizë, është lagja e poshtme e Tetovës, ku nga vërshimet e ujit janë mbledhur gurë dhe dru, që kanë përfunduar në shtëpitë e kësaj lagjeje.Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe kryetarja e Komunes së tetovës vizituan zonat e prekura nga fatkeqësua natyrore.Sot pritet të merren vendime për masat e mëtejshme për tu ardhur në ndihmë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të tjerë të prekur nga përmbytjet. [caption id="attachment_556669" align="alignnone" width="640"]
Demet ne fshatin Poroj[/caption][caption id="attachment_556668" align="alignnone" width="640"]
Demet ne fshatin Poroj[/caption][caption id="attachment_556670" align="alignnone" width="640"]
Demet ne fshatin Poroj[/caption][caption id="attachment_556667" align="alignnone" width="640"]
Demet ne fshatin Poroj[/caption][caption id="attachment_556666" align="alignnone" width="640"]
Kryetarja e komunes Tetove ndjek situaten[/caption] Ora 00:03 (4 gusht) Arifi tek te plagosurit në spitalin e Tetovës- Kryetarja e komunës së Tetovës vizitoi të plagosurit në spitalin e Tetovës. Kryetarja siguroi të lënduarit që komisioni I formuar qeveritar do të bëj vlersimin e dëmeve dhe do të angazhohet kompensimin e çdo dëmi material.[caption id="attachment_556659" align="alignnone" width="640"]
Ne spitalin e Tetoves[/caption][caption id="attachment_556660" align="alignnone" width="640"]
Teuta Arifi ne spitalin e Tetoves[/caption]
Ora 23: 54 (03 gusht)- Në Shipkovicë vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura- Në Shipkovicë ku gjeti vdekjen vajza 14 vjeçare ndërsa arriti të shpëtojë e motra ka disa të plagosur. Vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura, kafshë. Fshatarët e Shipkovicës vazhdojnë të kërkojnë njerëz nëse ka humbur
